Një fituese e çmimit të lotarisë thotë se shkatërroi biletën 26 milion dollarëshe, në lavanderi.
Bileta fituese SuperLotto Plus u shit në një dyqan, në periferi të Los Angeles të Norwalk në nëntor.
Por, afati për të tërhequr çmimin kaloi këtë të enjte.
Një anëtar i stafit në dyqanin në Norëalk, Esperanza Hernandez, tha për California Whittier Daily News se një grua kishte ardhur të mërkurën duke pretenduar se kishte biletë fituese të çmimit, por që ajo e kishte humbur. Kishte frikë e kishte çuar aksidentalisht në lavanteri, brenda një xhakete.
Një zëdhënëse e Lotarisë së Kalifornisë, Cathy Johnston, i tha gazetës se pamjet e dyqanit nuk janë të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimin e gruas dhe se kërkohet “provë thelbësore bindëse se posedon biletën”.
Sidoqoftë, një kopje e videos është shpërndarë me organizatorët e lotarisë dhe pretendimi po hetohet më tej, konfirmoi zonja Johnston.
Në vitin 2016, BBC testoi një biletë, që një grua nga Britania e kishte futur në lavatriçe. Por, fatkeqësisht numrat fitues ishin shpërbërë.
Top Channel