I zhgënjyer Shpëtim Duro për barazimin që regjistroi Laçi i tij në sfidën shtëpiake ndaj Skënderbeut. Në mikrofonin e Supersport, trajneri i kurbinasve theksoi se portieri i korçarëve, ishte njeriu i ndeshjes ndërsa nënvizoi se mund të kishte edhe një penallti për kurbinasit.

“Janë ndeshje që të vjen keq që mund të përfundojnë kështu. Dominuam gjithë lojën, por çdo minutë që kalon vështirësohet ndaj skuadrave që mbyllen pas. Kemi vështirësi në finalizim, kur nuk shënojnë sulmuesit bëhet shumë e vështirë.Situatat më të favorshme i kishim nga mesfushorët. Më vjen keq, skuadra luajti gjatë lojës shumë mirë, por mund të ndëshkohesh edhe më keq, kundërshtari krijon situatat e veta, por ky është futbolli”.

Pretendimi për penallti në fund? Nëse ka prekje me dorë, pasi dora ka qenë e hapur, ka qenë penallti. Lojtarët më thanë se ishte penallti, por janë kompetencat e gjyqtarit, nuk dua ta komentoj vendimin e tij.

Mesfushorët? Të tre mesfushorët sot dolën shumë herë përpara portës kundërshtare, vetëm Deliu ka dalë tre herë për të shënuar, por edhe Shehu e Lushkja, por nuk finalizuan sot. Ata kanë qenë zgjidhja për ne. Kemi sulmues që nuk shënojnë prej 4 muajsh, i kam zgjidhur situatat me mesfushorët dhe mbrojtësit“, përfundoi Duro.

Top Channel