Fatbardh Kadilli do të kandidojë për kryetar partie, në zgjedhjet e ardhshme brenda PD-së.
Pasi foli për zgjedhjet e mëparshme me probleme brenda partisë, i pyetur në Top Talk nëse beson se do të këtë herë votimi do të jetë i rregullt, Kadilli përgjigjet: “Zgjedhjet kanë ndodhur dhe kanë ndodhur dhe me probleme. Por, unë nuk jam si Basha që them m’i vodhën zgjedhjet. Pres reflektimin e anëtarit, atij që është goditur më shumë, atyre që kanë vërtet nevojë të ndryshojnë PD-në”.
Ai shton se nuk do të nxisë në asnjë moment përçarje në parti, as te ata që mbështesin kryetarin aktual, Lulzim Bashën: “Nuk kam qenë asnjëherë përçarës. Unë si kryetar, nuk do të zhgënjej asnjë anëtar të vetëm, e kam treguar në jetën time politike”.
Sipas tij, koncepti i tradhtarit, që Basha ka përmendur, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, nuk duhet të ekzistojë. “Nuk mund të ketë koncept të tradhtarit. Kultura e PD-së u morr peng. Kjo parti ka krijuar vlera, që duhen ruajtur”, thotë ai.
Top Channel