“Nëse je humbës i keq, nuk mund të fitosh”/ Rama flet për zgjedhjet dhe anëtarësimin në BE: Shqipëria është demokraci adoleshente me probleme

13/05/2021 13:44

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria po rritet dhe po bën përparim drejt anëtarësimit në BE.

Në një intervistë për “Financial Times”, Rama tha se zgjedhjet e 25 Prillit i ofruan atij një mandat të tretë si kryeministër i vendit dhe treguan se kombi po përqafonte stabilitetin.

Teksa i referohej negociatave, Rama tha: “Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë.

Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga një amnezi lidhur me atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre. Ata janë forca më e madhe dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq.”

Nuk mbeti jashtë vëmendjes ankesa e e opozitës për rregullsitë zgjedhore dhe kapjen e shtetit, për të cilat Rama tha se kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë e shprehjes, ankohet për mungesë lirie. Sipas tij, performanca e dobët e PD dhe LSI ishte se refuzuan të përfshihen në institucione politike.

“Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës ankohen për mungesë lirie. Opozita ka humbur betejën e saj të pestë me radhë – tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale – sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh”, tha ai..

Top Channel