Analisti, Frrok Çupi, e lexon ftesën e kryeministrit për bashkëpunim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, si një përpjekje e Ramës “për të pastruar politikën e keqe të këtyre 30 viteve”.
“E kam lexuar iniciativën e Ramës si një përpjekje të tij për të krijuar amnistinë e politikës së keqe prej 30 vjetësh”, u shpreh analisti në Top Talk.
Ai shton se mazhorancës i duhet një opozitë me një kryetar të dobët si Basha. “Nuk është Lulzim Basha në të njëjtin volum me Ilir Metën, as me Sali Berishën, siç Meta dhe Berisha nuk janë në të njëjtin volum. Mund të kuptojmë kush është më i dëmshmi sot për të penguar zhvillimin politik. Mes PD, ka demokratë të vërtetë, të zellshëm dhe jo vetëm interesaxhinj, që janë shumicë. Duhet ruajtur patjetër opozita. Dhe opozita ruhet me një bari shumë të keq, siç është Lulzim Basha, por që duhet marrë në mbrojtje prej aleatëve. Por, mund të merret në mbrojtje edhe prej vetë mazhorancës, e cila po tenton të bashkëpunojë me Partinë Demokratike”.
Sipas Çupit, kryedemokrati dhe kryesocialisti mund të jenë bashkë së shpejti. “Kam indiciet se Lulzim Basha do të ndahet prej Berishës dhe prej Ilir Metës. Do të ketë një mbështetje shumë të vogël, por sigurisht do të fitojë mbështetje më të madhe duke qenë i dobishëm”.
Top Channel