Paris Saint Germain në finale të Kupës së Francës. Skuadra pariziene vuajti shumë në sfidën gjysmëfinale ndaj Montpellier, por në fund arriti të kualifikohej pas goditjeje të penalltive (5-4).

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa shtesa prej dy pjesësh me nga 15 minuta nuk prodhoi gola. Takimi u zhbllokua Mbappe që në minutën e 10-të, megjithatë Montpellier arriti të barazonte me Laborde në fundin e pjesës së parë. Sërish Mbappe në të 50-tën e kaloi për herë të dytë në epërsi Parisin, por në të 83-ën Dalort ktheu ekuilibrat në rezultat për herë të dytë në këtë takim.

Fërshëllima e trefishtë e kryesorit do të shoshte se finalisti i parë do të përcaktohej nga goditjet e 1-metërshave. Të gjithë ekzekutuesit e penalltive të PSG-së u treguan të saktë (Di Maria, Draxler, Paredes, Marquinhos, Mbappe dhe Kean), ndërsa në radhët e Montpellier gaboi në serinë e gjashtë Sambia.

Top Channel