Po vjen Derbi i Tiranës, në javën e 33-të do përballen Partizani dhe Tirana

12/05/2021 15:29

Java e 33-të e Superiores duket t’i lë mënjanë për një cast objektivat, individual nga zhurma e derbit të kryeqytetit Partizanit-Tirana.

Të dyja skuadrat janë në një formë shumë të mirë edhe pse objektivat janë të ndryshme për momentin. Ilir Daja shprehet më optimist duke tentuar t’i kalojë cdo sa i përket presionit të ndeshjes Tiranës, në konferencën për shtyp një ditë përpara derbit.

Ilir Daja: Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri tjetrin, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përmallje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë.

Ndërkohë drejtori i partizanit Olsi Rama i pranishëm në konferencë vazhdon me kritikat e tifozerisë ku sipas tij skuadrat e tjera nuk e resdpektojnë protokollin ashtu si të kuqtë.

Olsi Rama: Partizani ka një disavantazh. Kur luan jashtë Partizani ka tifozë kundërshtarë, në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës së skuadrës kundërshtare edhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët.

Humbjen e fundit bardhebluve ja ka shkaktuar pikërisht Partizanit në muajin mars, që nga ajo kohë Tirana ka bërë shumë mirë duke rikuperuar pikë ndjeshëm në klasifikim.

Orges Shehi: Sigurisht që është ndeshje e rëndësishme. Na ndajnë vetëm 4 javë nga mbyllja e kampionatit, javët ikin. Shpresoj të bëjmë mirë dhe nesër të marrim 3 pikët. Unë mendoj që në futboll nuk ka këtë sezon apo tjetrin. Ka momente dhe momenti është nesër. Nuk duhet të mendojmë se bota rregullohet rreth nesh dhe të marrim 3 pikë. Duhet të menaxhojmë energjitë për t’u paraqitur sa më mirë nesër.

Ndeshja derbi do të luhet ditën e enjte në orën 19:00 në stadiumin “Ari Albania”, ndërkohë që më herët do të luhen të gjitha ndeshjet e kategorisë Superiore në të njëjtën ditë.

Top Channel