Po pastrohet pylli i Sodës/ Bashkia Vlorë thirrje bizneseve: Mos depozitoni mbetjet tuaja në pyll

12/05/2021 15:26

Në prag të sezonit turistik në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë ka nisur një aksion masiv pastrimi.

Që nga inertet e deri te mbetjet e bizneseve apo plehrat e hedhura nga qytetarët po pastrohen nga bashkia Vlorë në një territor nga zona e plazhit të Vjetër deri tek impianti i ujerave të zeza.

Eridiona Lushaj: Bizneset dhe restorantet që mos ti depozitojnë mbetjet në pyll, është mushkëria e qytetit dhe duhet ta mirëmbajmë të gjithë.

Pas pastrimit mushkëria e qytetit sic e quajnë pyllin e sodës në Vlorë mbetet në mëshirën e ndërgjegjes qytetare dhe të turistëve që dynden gjatë verës për plazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA