Blerimi dhe Sindi zhvilluan takimin e tyre të dytë në një zonë të qetë në breg të liqenit.

Çdo gjë ka nisur qetë dhe plot komunikim mes tyre, ndërsa nuk dihet nëse ka kimi apo është thjesht respekt.

Në studio ata thanë se kanë pëlqim ndaj njëri-tjetrit, ndërsa u kundërshtuan nga analisti Arjan Konomi, i cili u shpreh se Blerimi nuk ka pëlqim ndaj vajzës dhe se ajo duhet të zgjohet e të mos ëndërrojë.

Blerimi: Thash se nuk do të më zgjidhje.

Sindi: Unë jam tipi që po më pëlqeu dikë me atë dal.

Blerimi: Je e gatshme të vish në Maqedoni.

Sindi: Po pse jo.

Blerimi: A mendon se do të përputhesh deri në fund të emisionit.

Sindi: Po se di.

Blerimi: Ke qenë si e zënë dhe mund të jetë një ndryshim për ty.

Sindi: Mendoj se gënjeshtra aty i ka këmbët e shkurtra.

Sindi: Përshtatemi shumë nga ana e botërave ndajmë të njëjtat pikëpamje.

Blerimi: Komunikimi është i rëndësishëm për një lidhje serioze.

Blerimi: Ndihem shumë mirë me Sindin realisht.

Sindi: Hë Blerim të pëlqej?

Blerimi: Sindi është si një diamant i vogël që vlen shumë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel