Media analizon konfliktin: Cila është Palestina, cilët janë palestinezët?

12/05/2021 18:01

Teksa Izraeli vijon të bombardojë qytetet palestineze nga ajri dhe artileria, e përditshmja britanike ‘The Sun’ bënte një analizë të shkaqeve dhe historisë së konfliktit të vjetër, i cili nuk po shuhet as nga më të fuqishmit që e kanë këtë në dorë.

Ja disa nga faktet se cila është Palestina dhe përse luftohet në Izrael, sipas TheSun:

Palestina është një rajon i vogël mesdhetar ku banon komuniteti arab-folës palestinez.

Histora e saj është njollosur shpesh nga konfliktet politike dhe dhuna, prej domethënies së rëndësishme të saj historike për fetë kryesore, dhe nga dobësia e vendit për të vendosur fatin e tij.

Vendi konsiderohet si porta e tregtisë e civilizimit mes Azisë e Afrikës.

Në 100 vitet e fundit ka nisur konflikti mes komuniteteve arabe dhe hebreje, se cili zotëron rajonin dhe cili ka të drejtë të jetojë aty.

Vendi është riquajtur Izrael në 1948, por 135 vende anëtare të OKB e njohin atë si shtetin e pavarur, me emrin Palestinë.

Ndërsa vetë Izraeli dhe disa shtete të tjera si SHBA, nuk e bëjnë këtë dallim.

Palestina është zona që përfshin shumicën e Izraelit të sotëm, plus territoret palestineze të Rripit të Gazës dhe bregut Perëndimor, gjithashtu të kontrolluara nga Izraeli i fuqishëm.

Kufijtë janë riformuar në vitin 1948, por ato kanë ndryshuar rregullisht, me zgjerim dhe aneksime nga Izraeli.

Sot komunitetet palestineze janë të ndara nga njëra tjetra, pasi territoret kontrollohen kryesisht nga Izraeli.

Sipas rrjetit Vox, kjo bën që gradualisht lidhja e palestinezëve me tokën e tyre të dobësohet, dhe komunitetet hebreje të lëshojnë më shumë rrënjë në të.

Dhe në fakt nuk është e qartë se cilat mund të jetë kufijtë e shtetit të ardhshëm të Palestinës, çka Izraeli nuk ka lejuar prej gati 80 vjetësh, përveç disa propozimeve me kushte denigruese ndaj palestinezëve.

Populli i Palestinës ka dëshirë për shtetin e tij të lirë e të pavarur.

Palestinezët janë myslimanë dhe flasin arabisht.

Në të gjithë botën llogariten se janë 4,750,000 palestinezë dhe 300,000 jetojnë në Jerusalem, sipas censusit të 2015.

Çfarë ndodhi mes Izraelit e Palestinës?

Konflikti Izrael-Palestinë vijon që prej krijimit të Izraelit, me konfliktet për tokën dhe kufijtë.

Toka në fjalë e njohur më parë si Palestinë, banohej nga një maxhorancë arabe dhe një minoritet hebre.

Kronologjia e ngjarjeve

1917 – Britanikët pushtojnë Palestinën gjatë rënies së perandorisë Otomane.

1920 – Nis emigracioni i hebrejve të Evropës, i cili nis të marrë vrull në shekullin e 19-të, i stimuluar nga elita botërore hebreje.

1940s – Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti shtoi më shumë numrat e ardhjes së hebrejve që tashmë kërkonin atdheun e ri.

1948 – Udhëheqësit britanikë largohen, dhe hebrejtë që jetojnë aty krijojnë shtetin e Izraelit.

Arabët që jetonin në vend kundërshtuan këtë dhe nisën luftën me palën e re që po fuqizohej në vendin e tyre.

Por rrjedhimisht qindra mijëra palestinezë u larguan e u dëbuan nga shtëpitë e tyre, gjatë procesit që ata quajnë “Katastrofa”.

1949 – Kur luftimet morën fund, Izraeli kontrollonte shumicën e territorit.

1967 – Pas një tjetër lufte mes Izraelit dhe disa palëve, hebrejtë pushtojnë të gjitha zonat palestineze dhe ushtria e tyre qëndroi aty për shumë vjet.

Asnjë nga palestinezët dhe pasardhësit e tyre nuk janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kjo, sepse Izraeli thotë se arabët do të mbushin vendin duke kërcënuar shtetin e ri.

Izraeli pretendon të gjithë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij, kur palestinezët kërkojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Në 50 vjetët e fundit Izraeli ka ndërtuar qindra koloni të reja në tokat e pushtuara paletineze, ku jetojnë më shumë se 600,000 hebrej.

Palestinezët dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar thonë se kolonitë e reja janë të jashtëligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, por Izraeli e mohon këtë dhe nuk sprapset.

FOTO GALERI
1/4
Aktualisht Izraeli vijon të bombardojë qytetet palestineze nga ajri dhe artileria

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA