Barcelona ka gabuar rëndë në garën për titull në La Liga. Pas barazimit në përballjen direkte ndaj Atletico Madrid, blaugranat u ndalën edhe në javën e 36-të të kampionatit në një barazim 3-3.

Skuadra e Koeman nuk arriti të menaxhonte dot avantazhin e dyfishtë të pjesës së parë me golat e Lionel Messit dhe Pedrit.

Në harkun e 2 minutave në pjesën e dytë Levante riktheu baraspeshen me golat e Meleros dhe Morales në minutat 57 dhe 59. Gjithsesi nuk vonoi shumë dhe Dembele kaloi sërish në epërsi Barçën, por në minutën e 83-të Sergio Leon i asistuar nga Tono shokoi katalanasit me golin e 3-3.

Me këtë barazim Barcelona u ngjit në vendin e 2-të në kuotën e 76 pikëve.

Top Channel