Blerimi përballet me Princin, çfarë po ndodh me miqësinë e tyre: Nëse më kërkon të heq dorë nga Antonela, nuk të ndihmoj dot

12/05/2021 19:38

Blerimi dhe Princi u përballën me njëri-tjetrin në studion e “Për’puthen” dhe tema kryesore ishte Antonela dhe pëlqimi që të dy kanë për njëri-tjetrin.

Javën e kaluar, teksa po transmetohej takimi i Aristelës dhe Princit, ky i fundit bashkë me Blerimin shpërthyen në të qeshura dhe kjo ka revoltuar konkurrenten.

Princi dhe Blerimi janë miq mes tyre, që tashmë gjenden ne një situatë të ndërlikuar, pasi pëlqejnë të njëjtën vajzë. Për t’u sqaruar, ata zhvilluan një takim në studio. Pjesë nga debati:

Blerimi: Ne jemi akuzuar gjithmonë. Nuk doja ta bënim një treshe, nuk funksion, unë me Aristelën kemi dalë vetëm një herë, ti më shumë. Ne jemi shokë të mirë apo jo? Nuk duhet të merret parasysh që po bëjmë plane apo jo
Blerimi: Ndikoi pak keq realisht, në takimin. Unë personalisht nuk duhet të kisha qeshur.
Princi: Nuk ka arsye për t’u ofenduar…
Blerimi: Sado e keqe dhe e shëmtuar ishte ajo situatë për mua, në fund njohëm një pjesë tjetër të njëri-tjetrit!
Princi: Nëse ti më thua se dashuron Aristelën, unë tërhiqem!
Blerimi: Kjo është fjalë e madhe!
Princi: Edhe mua më pëlqen Aristela, pavarësisht se më zhgënjeu me atë fjalë. Nuk të ndihmoj dot, vetëm nëse thotë ajo se është për ty, atëherë do të heq dorë. Mendoj se kjo nuk duhet të prishë shoqërinë tonë.
Blerimi: Nuk besoj se ka për të ndodhur, por mënyra si hyre atë ditë, ishte pak e çuditshme.
Princi: Ka rëndësi që ti e ke kuptuar që nuk të kam ofenduar as ty, as Aristelën.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA