Pavarësisht se dëgjojmë lajme për marrëdhëniet jetëshkurtra të çifteve të showbiz-it, por mes tyre ka përjashtime.
Disa yje patën fatin të gjenin shokët e tyre të shpirtit kur ishin adoleshentë, apo studentë kolegji dhe bëjnë një martesë të lumtur së bashku. Edhe pas disa dekadash, ata i thonë sërish “Po!” njëri-tjetrit.
Jon Bon Jovi dhe Dorothea Hurley
Ylli i rokut dhe e dashura e tij e shkollës së mesme Dorothea u lidhën në Las Vegas, në vitin 1989. Ata e njohin njëri-tjetrin për më shumë se 40 vjet dhe kanë 4 fëmijë së bashku. Kur u pyet për sekretin e tyre si e mbajnë lidhjen e fortë për kaq shumë vite, Bon Jovi tha se është respekti për njëri-tjetrin. “Dhe me të vërtetë na pëlqen njëri-tjetri”, tha ai
Top Channel