Marrëdhënia mes PD-së dhe LSI-së është e paqartë pas humbjes së tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel  tha se opozita shqiptare s’ka frymën e mbrojtjes ndaj regjimit të Ramës.

Ai theksoi se opozita me në krye Lulzim Bashën është non sense dhe s’ka qëndrim.

“Duhet të fillonte dhe të thoshte që s’mund të bashkëpunosh me mua kur je futur kok e këmbë në shkarkimin e atij që kemi president. Ne kemi një opozitë që është non sense që s’ka qëndrim. Çfarë ndodhi një vit më parë kur Ilir Meta u fut në një debat dhe në një betejë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese kur në fund Komisioni i Venecias i dha të drejtë. E mbani mend qëndrimin e PD-së, nuk është beteja jonë por e presidentit thanë. Një lojë gjelash mes Ramës dhe Metës. Kjo opozitë s’ka frymën e mbrojtjes ndaj regjimit. Me këtë logjikë edhe me traun e Rrugës së Kombit nuk u mor se ka hallet e veta. Vetë opozita thotë se votat mi kanë vjedhur, ato do të vishen kur kapen të gjitha, beteja e opozitës s’mund të jetë vetëm për votat por betejë për kapjen e shtetit”, tha Bushati.

Top Channel