Pesë persona janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në një supermarket në qytetin jugor Dunedin të Zelandës së Re.
Nëpunësit policorë theksuan se një person sulmoi njerëzit me thikë në orët e pasdites në supermarketin Countdown në Dunedin.
Sulmuesi goditi me thikë pesë persona, përfshirë dy punëtorë të supermarketit të cilët u përpoqën ta ndalonin.
Zyrtarët lokalë theksuan se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe se sulmuesi është arrestuar.
Dëshmitarët okularë nga supermarketi thanë më vonë se në momentin e sulmit, të gjithë po bërtisnin dhe vraponin drejt daljes.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se motivi i sulmit nuk është përcaktuar ende. Ardern theksoi se policia nuk ka gjetur prova për ta konsideruar incidentin si një sulm terrorist vendor.
Top Channel