Pas një situate të pakëndshme të krijuar në studio teksa po jepej takimi i Aristelës dhe Princit gjërat mes tyre u sqaruan në sipërfaqe.

Aristela i është drejtuar duke i thënë se ka humbur shumë pikë nga veprimi që bëri.

Princi: Mendon se unë po mashtroj këtu?

Aristela: Partneri nuk është vetëm për të bërë surpriza por edhe për të diskutuar. Me këtë situatë ke humbur shumë pikë. Edhe në momente kritike, ti  më bërtet mua, s’jam as gruaja as shoqja jote.

Princi: E vetmja gjë që e di shumë mirë është që unë nuk po gënjej këtu.

Aristela: S’po them që gënjen.

Princi: E lëmë këtë muhabet edhe mos e thuaj më atë që the.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel