Një vend në zonën Champions të renditjes është objektivi i vetëm i mbetur i Lyonit këtë sezon, me skuadrën e drejtuar nga Rudy Garsia, që sot ka regjistruar një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 4-1 ndaj Lorientit.

Pas një pjese të parë pa gola, Lyoni shpërtheu në pjesën e dytë, duke zhbllokuar rezultatin me Aouar dhe më pas Paqueta e Bruno dy herë kompletuan suksesin, para se Moncoduit të shënonte golin e nderit për Lorient.

Me këtë fitore Lyon ngjitet në vendin e tretë me 73 pikë, megjithatë Monaco ka një ndeshje më pak dhe gara për një vend në zonën Champions do të jetë e hapur deri në javën e fundit.

Top Channel