Përputhën ka shënuar rekordin absolut të një programi televiziv në Shqipëri. Nga shtatori deri më tani, videot e emisionit kanë pasur 500 milionë shikime në kanalin Youtube.
Shikueshmëria është jashtëzakonisht e madhe e programit në transmetimet Live të tij në TopChannel. Por ndërkohë ndjekësit e programit janë shumë besnik dhe i rikthehen videove të Për’puthen që ndodhen në kanalin zyrtar të TopChannel në Youtube.
Për’Puthen nisi si format televiziv çdo ditë pasdite në TopChannel, prej muajit shtator të vitit 2020 dhe deri më tani, Për’Puthen, por edhe përputhen prime si dhe përputhen 40 janë programet jashtëzakonisht të ndjekura.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm në shikueshmëri, qëndron puna e autores dhe stafit realizues të programit që tashmë është kthyer në një brend të padiskutueshëm në logon e madhe të TopChannel.
Top Channel