Kylian Mbappé ka dëshirë të madhe për të luajtur për Real Madridin, por nuk dëshiron të hyjë në luftë me PSG-në. Klubi parizien vazhdon të punojë për ta bindur sulmuesin që të rinovojë kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2022, ndërsa Madridi pret se si do të shkojnë ngjarjet për të vendosur nëse do të nënshkruajnë këtë sezon me talentin francez apo do të presë që kontrata të përfundojë sezonin e ardhshëm, për ta marrë me parametër zero.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, sulmuesi 22-vjeçar nuk dëshiron që largimi i tij nga PSG të ndodhë në mënyrë të sforcuar, pasi ai u është mirënjohës drejtuesve parizienë që “vunë bast” për të kur ishte ende një adoleshent te Monaco. Klubi i kryeqytetit të Francës po bën të gjitha përpjekjet për të “lidhur” me kontrata të reja dy “yjet” e tij (Mbappe dhe Neymar).

Në Madrid, ndërkohë, ata nuk duan që të hapin një konflikt me PSG-në. Në klubin “merengues” gjithmonë kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Florentino Pérezit dhe Nasser Al-Khelaifit, ndaj nuk duan që të veprojnë pas shpinës së Parisit. Tani për tani, topi është në fushën e Kylian Mbappésë, i cili vazhdon të mos pranojë rinovimin e kontratës, ndërsa Real Madrid mbetet në sfond, në pritje zhvillimeve të reja.

Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, por studion alternativa të ndryshme, për të mos qenë i papërgatitur nëse Mbappé nuk qëndron në Paris. Një nga opsionet e para të trajtuara nga sekretariati i tij teknik është ai çon në “Parc des Princes” Mohamed Salah.

Top Channel