Numri i pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive, ku trajtohen rastet e rënda me Covid 19, ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

Ndryshe nga një javë më parë, kur numri të hospitalizuarëve ishte mbi 120, gjatë së shtunës tretman mjekësor po marrin vetëm 85 pacientë.

Mjekja kujdestare, Arjeta Zogaj Berisha tregon se trendi i rënies po vazhdon.

Megjithëkëtë pjesa më e madhe e të hospitalizuarëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Madje, Zogaj Berisha tregon se ata u përkasin grup moshave të reja pasi janë të prekur nga varianti britanik.

Situatë më e mirë me numrit të pacientëve tw hospitalizuar po paraqitet edhe në nivel vendi.

Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar raportet e datës 8 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Brenda 24 orëve të fundit, një person ka ndërruar jetë nga Covid 19, 327 janë shëruar dhe janë identifikuar 153 raste të reja.Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është mbi 106 mijë, prej tyre janë shëruar mbi 97 mijë dhe 2200 kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i rasteve aktive është afër 7 mijë.

Top Channel