Historia e dashurisë mes Anës dhe Arsimit mori fund vetëm pak kohë pasi u zbulua nga publiku.

Për pak javë ata ja dolën të mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, që u duk se do të zgjaste gjatë, por në fakt nuk ndodhi kështu.

Madje Ana dhe Arsimi nuk u ndanë fare mirë me njëri-tjetrin dhe nuk munguan thumbat mes tyre në rrjete sociale.

Mirëpo Arsimi e ka harruar këtë histori dashurie dhe tashmë i ka hedhur grepat një tjetër konkurrenteje nga Për’puthen. Ditët e fundit Arsimi është shfaqur shumë i afërt me Antonelën dhe nuk kanë munguar as mesazhet e dashurisë mes tyre.

Arsimi ka publikuar në Instagram një foto të tij veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza. Foton e tij e ka ndarë në Instagram edhe Antonela, e cila përkrah ka shkruar:

“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”. Ndërsa Arsimi ja ka kthyer: “Ti je marijuana ime”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel