Skënderbeu pret Partizanin/ Korçarët shpresojnë që të qëndrojnë në kategorinë superiore

07/05/2021 15:27

Kanë mbetur 5 javët e fundit në kampionatin shqiptar dhe askush nuk ka asgjë të sigurt sa i përket objektivave.

Ashtu si në fillim të kampionatit tashmë çdo pozicion është i hapur, nga titulli kampion, zona europiane, play-out-ti dhe rënia nga kategoria.

Partizani kryesues do të udhëtojë drejt Korçës ku i pret Skënderbeu, i cili ka ngjallur shpresat për qëndrim në Superiore pasi ndodhet vetëm një pikë larg play-out-ti. Gjithsesi Daja beson se Partizani i tij i ka të gjitha shanset për fitore.

Ilir Daja: Skënderbeu është në formë shumë të mirë, por ne jemi në formë edhe më të mirë.

Ndërkohë Migen Memelli mendon se Skënderbeu i tij është i barabartë me Partizanin.

Migen Memelli: Unë nuk shoh klasifikimin, di të them që hyjmë si të barabartë edhe me Partizanin

Teuta me vetëm një pikë pas të kuqve në krye të Superligës, do të pres Bylisin i cili me luhatjet e tij tashmë është kandidat serioz për rënien nga kategoria.

Edi Martini: Ne kemi synimet tona ashtu si edhe Bylisi por besoj se do të dalim të fituar.

Ndërsa Tirana mbetet n pritje të hapave fals të kryesueseve për të arritur objektivin që është zona europiane. Përball tyre në këtë javë të 32-të do të jetë Kastrioti, gjithashtu në rrezik zone të ftohtë.

Orges Shehi: Nuk ka më ndeshje të lehta…

Ndërkohë që kjo javë e 32-të do të mbyllet me takimin tjetër Apollonia-Laci i cili duket disi më i lehtë për kurbinasit pasi fierakët vetëm zyrtarizimin presin nga rënia nga kategoria.

Top Channel