LSI ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, kërkon të shpallen të pavlefshme

07/05/2021 13:20

Lëvizja Socialiste për Ndryshim (LSI) ka ankimuar në Komisionin e Animimeve të Sanksioneve (KAS rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës.

Përmes këtij ankimimi, LSI kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore të Qarkut të Gjirokastrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në bashkinë e Dropullit të qarkut Gjirokastër dhe duke qenë se kjo pavlefshmëri ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për qarkun Gjirokastër shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë Qarkun Gjirokastër.

Në ankimim, LSI sqaron KAS se urdhri për ‘vetëkarantinimin e detyrueshëm’, për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër. Sipas LSI me këtë urdhër është mohuar e drejta e qytetarëve që të zgjedhin lirisht për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë.

“Ne kemi prova se shtetas shqiptarë që janë banues në Greqi dhe votojnë në bashkinë Dropull ose qarkun Gjirokastër, por janë votues të PS, jo vetëm nuk e kanë respektuar këtë urdhër, por ata kanë ushtruar të drejtën e votës, madje kanë qenë dhe anëtarë të Komisioneve Zgjedhore dhe numërues të PS”, thuhet në ankimim.

LSI ka renditur rezultatet e pjesëmarrjes në zgjedhje në 10 vitet e fundit, në raport me pjesëmarrjen në zgjedhjet e vitit 2021 dhe sipas LSI këto statistike: “janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.219 datë 19.04.2021 ka patur qëllim të godasë politikisht drejtpërdrejtë subjektin zgjedhor LSI.

LSI thekson gjithashtu se rezultati zgjedhor në Bashkinë Dropull ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatin e Përgjithshëm të qarkut të Gjirokastrës, pasi nëse nuk do të pengoheshin të votonin shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi, shpërndarja e mandatave në këtë qark do të ishte sipas LSI: 2 mandate PS, 1 mandat LSI dhe 1 mandat PD.

Në ankimimin e LSI, theksohet se një anëtare e QV-je e PS-së dhe një numërues votash kanë ardhur nga Greqia në 19 prill.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA