Në prag të mbylljes së vitit akademik, Komiteti Teknik i Ekspertëve sugjeroi rikthimin e studentëve nëpër auditore, për konsultime dhe sezonin e provimeve, që nis më 21 maj.
Mbi bazë të këtij sugjerimi u zhvillua në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, mbledhja e rektorëve për të vendosur se si do të procedohet në javët në vazhdim.
Universitetet tonë publike dhe private numërojnë gjithsej gati 120 mijë studentë dhe rreth 10 mijë personel akademik, që cilët ishin ndër kategotitë që u vaksinuan të parat në vend.
Artan Hoxha, Rektor, Universiteti i Tiranës: Ne kemi në dispozicion maksimumi 3 javë. Por ky 3 javësh nuk do të thotë që ne do të kthehemi në auditore për leksione dhe seminare, por për të kryer konsulta me studentët, sikurse u bë në simestrin e parë, për ata që kanë nevojë për më shumë informacione, për të mbyllur disa procese akademike që e duan raportin pedagog-student, për të përmbyllur disa praktika mësimore që janë në institucione të ndryshme, ose për laboratore sipas programeve mësimore, pra për të përfunduar gjithë procesin akademik, përveç asaj që është leksion–seminar.
Pedagogë do të realizojnë një axhendë, një organizim për t’u komunikuar studentëve mundësitë që ata kanë për ccdo program, që të kenë kontakt me pedagogun dhe bëhen gati për provimet nga data 20 maj e tutje, I cili edhe ky do të jetë I kombinuar në auditor dhe online për të bërë të mundur që edhe procesi mësimor të përmbyllet, por edhe shëndeti i studentëve dhe pedagogëve të ruhet.
Një nga vendet më të hapura, më liberale sot në rajon dhe më gjerë në Europë është Shqipëria edhe përsa i përket aktiviteteve dhe proceseve ashtu edhe zhvillimit të mësimit dhe të komunikimit të studentëve me universitetet.
Top Channel