Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Ballkanit. Klubi nga Suhareka, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp ka lajmëruar shkarkimin e nga detyra të korçarit për shkak të rezultateve të dobëta.

Kujtojmë që me humbjen e sotme 2-3 përballë Arbërisë, Ballkani ka dalë praktikisht nga gara për titullit, pasi Prishtina kryeson me 5 pikë më shumë, kur kanë mbetur edhe tri raunde për t’u luajtur.

Njoftimi i klubit të Ballkanit

“Pas rezultateve të dobëta, sidomos në 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi.

E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen!”

Top Channel