Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të diskutuar në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Sot Kreut të Shtetit i ishte bërë edhe një ftesë për t’u paraqitur te Ligjet, por ai refuzoi me argumentin se kishte disa punë të rëndësishme dhe se ishte i gatshëm të shkonte në 10 maj.
Por sipas deputetit Alket Hyseni dhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja kjo lëvizje e Presidentit është bërë me qëllim pengimin e punës se Kuvendit për shkarkimin e tij.
Sipas Manjës ardhja e tij me 10 maj e zhbën kërkesën e 49-deputetëve, pasi parlamenti aktual e ka nisur punën në 9 shtator.
Alimadhi: Ligjit thotë katër muaj para ngritja e Komisioneve. I del Koha Komisionit? Për shkak të mbyllës së mandatit në shtator kemi dy muaj kohë.
Manja: Parlamenti ekzistues mbledhjen e parë konstituive e ka bërë në 9 shtator. Ky parlament nuk ka hyrë në 4 mujorin e fundit të mbarimit të legjislaturën. Kërkesa e 49 deputetëve nuk ka hyrë në fazën e 4 muajve të fundit. Se kur e përfundon punën Komisioni varet nga afti që do të përcaktojë seanca plenare në vendim.
Hyseni: Mosardhja e Presidentit sot është kërkesë tipike opozitare për t’iu shmangur me procedurë vullnetit të sovranit. Nuk ka ardhur se i ka të gjithë mundësitë. Detyra e presidentit është të respektojë vullnetin e Parlamentit. Do ishte e mirëkuptueshme që Presidenti të ishte në një vizitë jashtë vendit, por çdo argument tjetër është i padrejtë dhe duhet të jetë i dënueshëm. Jemi totalisht në përputhje me ligjin për të vazhduar me këtë procedurë.
Manja: Është e qartë situata. Flasim për dy periudha të ndryshme. Ne e dimë që ligji për Komisionet Hetimore e ka të përcaktuar që nuk mund të ngrihen katër muaj para afatit, por ne jemi më herët.
Edhe presidenti është i vetëdijshëm për këtë përcaktim ligjor, se e ka shkuar e zeza mbi të bardhë. Presidenti jo se nuk i ka mjaftuar koha, por duke kërkuar datën 10 maj, ka kërkuar që kërkesën e 49 deputetëve ta nxjerrë jashtë afatit. Presidenti ka tentuar të pengojë qëllimisht punën e Kuvendit të Shqipërisë.
LEXO EDHE:
Top Channel