“Partizani i barabartë me ne”/ Trajneri i Skënderbeut: Do të qëndrojnë në Superiore

05/05/2021 15:29

Skënderbeu i sotëm është shumë larg atij të suksesshmit që krenoi këdo në futbollin shqiptar, por rikuperimi i 9 javëve të fundit e ka ringjallur këtë skuadër duke mos e kthyer në më të fortën e kategorisë Superiore, por padyshim ndër më të bukurat për lojën dhe rezultatet e papritura.

Migen Mememlli: Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik me lojtarët që t’i rikthehej vetëbesimi se vetëm kështu mund të bënin gjëra të mira.

Përballë tyre në këtë fundjavë do të jetë Partizanit, një skuadër te cilën Memelli e sheh si të barabartë, pavarësisht objektivave të skajshëm, njëri për kampion dhe tjetri për mbijetesë.

Migen Mememlli: Partizani është njësoj si ne, e respektojmë por kemi respekt edhe për veten dhe objektivin tonë.

Për të qenë disi realist, pasi 5 javët e fundit kalendari ju rezervon një malore të fortë, besoni se do t’ja dilni?

Migen Mememlli: Jam i bindur që Skënderbeu do të qëndrojë.

Top Channel