Riyad Mahrez po mbyll sezonin e tretë me fanellën e Manchester Cityt, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e 2023-shit, megjithatë drejtuesit e “citizens” kanë nisur punën për t’i rinovuar bashkëpunimin.

Fantazisti algjerian u vu në dispozicion të Pep Guardiolës në verën e 2018-ës, kur u transferua nga Leicester City, ndërsa që atëherë është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm të formacionit të “citizens”. Pavarësisht se ka 30 vite mbi supe, drejtuesit e klubit janë të bindur që algjeriani mund të japë ende shumë dhe me kontratën e re, duan ta blindojnë deri më 2025-ën, kur Mahrez të jetë 34-vjeçar dhe të nisë planifikimin e tërheqjes nga futbolli.

Mesfushori numëron 139 ndeshje zyrtare me fanellën e Manchester City-t dhe plot 39 gola të shënuar, ndërsa këtë sezon po jep një kontribut të jashtëzakonshëm si në kampionat, ashtu edhe në rrugën drejt triumfit në Champions League.

Top Channel