Konstitucionalistja Anastasi në Open: Presidenti shkarkohet me shumicën e votave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

04/05/2021 22:11

Konstitucionalistja Aurela Anastasi në një lidhje me skype në emisionin“Open” mbrëmjen e sotme tha se presidenti mund të shkarkohet nga vota e 5 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

Ajo theksoi se nëse do të ndodhte që ata të kenë simpati apo lidhje me presidentin atëherë do të kemi të bëjmë me abuzim me detyrën, sepse ata duhet ta mbrojnë Kushtetutën.

“Me shumicën e të gjithë anëtarëve mund të merret parasysh shkarkimi i presidentit, me 5 anëtarë, 5 nga 9. Nuk jemi para  papajtueshmërisë në këtë rast se në përgjithësi mbrohen nga institucionet përkatëse. Në këtë kuadër edhe anëtarët që janë emëruar prej kuvendit mund të ndodhë që të ndihen të lidhur me organin që i ka emëruar. Nëse do të bëhej do të ishte një abuzim me detyrën se ata janë për të mbrojtur kushtetutën. Jo gjithmonë puqemi me idetë politike apo morale. Në këtë rast unë u them studentëve të jenë mosmirënjohës, kur ata të zgjidhen nga organet duhet të jenë mosmirënjohës. Nuk shoh shkak kushtetues për papajtueshmëri se ka sanksionime e mekanizma të tjera që e garantojmë paanshmërinë e organit kushtetutes”, tha Anastasi.

Top Channel