“Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe në Ballkan me anëtarë dhe mjete të SHBA-së nisi sot në vendi  tonë.

Përmes një fotoje me ambasadoren e SHBA-së, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka konsideruar një rast unik për të promovuar aleancën mes vendit tonë, SHBA-së dhe Nato-s.

“Defender Europe 21 nisi sot stërvitjen në Shqipëri. Është një rast unik për të promovuar aleancën tonë me SHBA-në dhe Nato-n, si dhe forcuar më tej angazhimin tonë të ndërsjellë për të qëndruar besnikërisht krah njëri-tjetrit në kohë të mira dhe të vështira.

Faleminderit U.S. Embassy-Tirana

për mikpritjen e mrekullueshme!”, shkruan Veliaj.

 

Top Channel