Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel tha se LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash.
Por sipas tij këto zgjedhje treguan se kur do shteti të kapë atë që shkel ligjin e kap. Analisti u shpreh se shteti nuk u tregua simetrik, pasi arriti të kapte vetëm rastet e rivalëve dhe jo të sajat.
“Jemi kthyer në shoqëri hipokrite. LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash. Këto zgjedhje treguan se kur shteti, SPAK, kur do e kap hajdutin, por s’u tregua simetrik, ndaloi LSI por jo gjithë banditët e tjerë. Qoftë Meta, qoftë një prokuror kur fillon bërtet unë jam i prirur të dëgjoj zërin e lartë . Denoncimet në SPAK kanë shkuar para se Ilir Meta të fliste për sfurqet”, tha Bushati.
Top Channel