Qershori dhe Korriku, të prenotuar/ Shëngjin, ka optimizëm mes operatorëve turistikë

03/05/2021 15:13

Bizneset në zonën bregdetare të Shëngjinit po bëjnë përgatitjet e fundit për hapjen e sezonit turistik për të cilin shpresojnë që të jetë më i mirë se ai i vitit që shkoi.

Emando Gjeta është operator turistik në Shëngjin dhe tregon se edhe pse sezoni nuk është hapur, qershori dhe korriku janë prenotuar tashmë.

Temperaturat e larta sollën në Shëngjin këtë fundjavë vizitorë të shumtë, të cilët e zgjedhin këtë zonë për pastërtinë, çmimet e arsyeshme dhe gastronominë.

Edhe pse në kushtet e pandemisë, operatorët turistik janë shpresëplotë për një numër të lartë turistësh këtë sezon veror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA