Përplasje brenda strukturave të LSI! Maliqi: Opozita më e bashkuar se kurrë. Basha dhe Kryemadhi s’duhet të largohen nga drejtimi i partisë se…

03/05/2021 12:27

Ish-deputeti, Lefter Maliqi ka dalë kundër deklaratës së koleges së tij, Brisida Shehaj, e cila ditën e djeshme tha se Basha ka parë vetëm fallin e tij në këto zgjedhje dhe jo të opozitës.

I ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News, Maliqi tha se opozita është më e bashkuar se kurrë dhe Basha apo Kryemadhi nuk duhet të largohen nga drejtimi i partive sepse nuk është koha e  duhur.

Maliqi: Për deklarata të tilla, edhe Kryemadhi doli dhe kërkoi ndjesë për lënien e mandateve, edhe Basha ka kërkuar falje për marrëveshjen e 17 majit. Opozita është më e bashkuar se kurrë. Nuk është koha për largimin e Bashës apo Kryemadhit.

Ndërsa për materialin e shpërndarë ku ish-kandidati i LSI-së Etion Joka shfaqej para zgjedhjeve duke blerë vota në favor të kësaj force politike dhe që më pas u shpall në kërkim, Maliqi tha se ka qenë një skenar i përgatitur i Policisë së Shtetit.

Maliqi: Ai ka qenë skenar i përgatitur i Policisë së Shtetit. Është rast sporadik për të mbuluar lumin e zi të blerjes së votave nga rilindja. Ai mund të jetë material i vërtetë, por ta verifikojnë organet dhe ta çojnë para drejtësisë.

LEXO EDHE:

Përçahet opozita! Brisida Shehaj sulmon kryedemokratin: Basha ka skenarët e vet jo të opozitës! Ja çfarë thotë për dorëheqjen e Kryemadhit

Top Channel