Basha i cilësoi zgjedhjet masakër elektorale, Shefja e misionit të ODIHR i shkon kryedemokratit në zyrë

03/05/2021 10:15

Ambasadorja Ursula Gacek, e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR në Tiranë ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pak më parë.

“Top Channel” mëson se Gacek do të takohet me kreun e demokratëve, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu.

Vetë Gacek disa ditë më parë e konsideroi problem shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit.

Kujtojmë se pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit të Partisë Demokratike, Basha nuk i njohur ato dhe i cilësoi si masakër elektorale duke paralajmëruar se do të përgatisë edhe dosjen me prova për të faktuar këtë pretendim.

Kujtojmë gjithashtu se zëra brenda kësaj partie kanë kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i partisë, por nuk dihet ende nëse kjo do të jetë pjesë e diskutimit të tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA