Sektori i turizmit është ndër ata që morën goditjen më të rëndë nga pandemia.

Operatorët turistikë thonë se dëmet nuk krahasohen dot as më ato të ’97-tës. Dhe më e keqja është, se verën ata e parashikojnë të zymtë.

Besnik Vathi: Nëse do të flisnim për rezervimet e të huajve drejt Shqipërisë, unë do të thosha që nuk kanë filluar ende, sepse së pari pranvera është e mbyllur, dhe vendet që gjenerojnë turistë drejt Shqipërisë, akoma janë mbrapa me vaksinimin, akoma nuk kanë përcaktuar data të sakta, se kur do t’I hapin kufijtë, për lëvizjen e shtetasve të tyre jashtë kufijve të shteteve të tyre. Po flasim për vende si Hollanda, Gjermani, Rusia, Polonia, Ukraina, pra janë vende që ende po vuajnë situatën e rëndë të infeksioneve nga Covid 19-ta.

Të mos harrojmë se turizmi nuk është se ndizet me çelës. Që në momentin që e hapet kufiri, menjëherë fillon lëvizja, ka edhe një proces organizimi, rezervimesh, të cilat normalisht kërkojnë 2-3 muaj kohë.

Edhe Izraeli i cili është ndër vendet që udhëheq përsa u përket të vaksinuarve, nuk ka vënë datën e saktë, se kur do të hapen kufijtë e tij. Parashikojnë diku nga 22 maji që ata do të hapin vendin e tyre, për të pritur turistë.

Shqiptarët për momentin kanë 2-3 vende ku lëvizin lirshëm Dubai, Egjipt, Turqi, dhe së fundi Zvicra, për të lëvizur për turizëm, por gjithnjë me tampon, por pa karantinë. Kuptohet që këto lëvizje janë shumë të vogla diku tek 10-15% e lëvizjeve të zakonshme mujore, të periudhave normale.

Nuk mund të ketë turizëm me tampon dhe me karantinë. Unë shpresoj që do të jetë një vjeshtë normale, por verën e parashikoj përsëri të rëndë dhe të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA