PD-PS drejt ndryshimit të Kushtetutës? Berisha propozon proporcional kombëtar, Gjiknuri për TCH: Dakord ta diskutojmë, por duhet të preket edhe numri i deputetëve
22/04 15:47
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët ortodoksë që sot kremtojnë festën e Pashkës.
Në mesazhin e tij të urimit, Veliaj ka publikuar dhe foto nga sheshi “Skënderbej” i cili është zbukuruar me vezë shumëngjyrëshe, simbol i kësaj feste.
“Gëzuar Pashkët. Mbarësi e shëndet në familjet tuaja! Kjo ditë na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë”, shprehet Veliaj në mesazhin e tij e të urimit.
Top Channel