Tregtia, rritje shumë të lartë/ Eksportet dhe importet, 78% më shumë se një vit më parë

01/05/2021 12:40

Rritja e volumit të tregtisë së jashtme po jep sinjale pozitive për ekonominë shqiptare, e cila për herë të parë pas pandemisë duket se ka filluar të lëvizë drejt rimëkëmbjes.

Të dhënat konfirmojnë se marsi erdhi me rritje të ndjeshme në eksporte dhe importe, përkatësisht në nivelet 78 dhe 45.3% me shume në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Grupet që kanë kontribuar ndjeshëm në rritje janë Tekstilet,  materialet e ndërtimit, Mineralet,  energjia elektrike, makineritë dhe pajisje.

Analistja e Biznesit Mira Pogaçi shpjegon edhe arsyet për këtë dinamizëm në tregtinë me vendet e tjera, ku vetëm nga Turqia morëm rreth 118% më shumë mallra se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Partnerët më të rëndësishëm tregtarë në tremujorin e parë të këtij viti ishin Italia, Kosova dhe Greqia. Pogaçi shpjegoi edhe mallrat që shkëmbyem më shumë me këto vende  gjatë kësaj periudhe:

Sipas analistes këto lëvizje tregojnë se ekonomia është drejt rimëkëmbjes, ndërsa situata vijon të varet nga pandemia.

Marsi 2021

78.1% më shumë eksporte

45.3% më shumë importe

 

Top Channel