Vendi ynë po i rikthehet dita ditës normalitetit pas rritjes së numrit të të vaksinuarve dhe uljes së rasteve të reja apo vdekjeve nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 100 raste te reja dhe 2 viktima nga koronavirusi.
Nga 2962 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës, 6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
2 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID19 është 1 qytetar nga Tirana dhe 1 nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç.
Ndërsa vendi ynë po përballet më shumë se një vit nga COVID-19, deri më tani janë kryer 638,671 testime, ku kanë rezultuar 131,185 raste pozitive. nga këto raste aktive janë 18,617. Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 110,172, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2,396 të prekur nga COVID.
Tirana kryeson qytetet me numrin më të madh të rasteve aktive në vend me 15317 raste, ndërsa pasohet nga Fieri me 1150 raste dhe Durrësi me 272.
Lezha dhe Berati janë dy qytetet me më pak raste, përkatësisht 78 dhe 97 raste aktive me covid.
Nga shifrat e publikuara nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deri një ditë më parë numri i të vaksinuarve ka arritur shifrën 470 mijë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19”, shkruan ministria.
Statistika (01 Maj 2021)
Raste të reja ditore 100
Të shëruar në 24 orë 834
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2962
Testime totale 638,671
Raste pozitive 131,185
Raste të shëruara 110,172
Raste Aktive 18,617
Humbje jete 2,396
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15317
Fier 1150
Durrës 272
Shkodër 480
Korçë 349
Gjirokastër 265
Vlorë 256
Elbasan 134
Kukës 117
Dibër 103
Berat 97
Lezhë 78
Top Channel