Një automjet tip Renault është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune, në lagjen ‘Osman Haxhiu’, të qytetit të Vlorës.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA