Numëruesit e parë me Covid-19, Brataj: Në mes të majit pritet rritje e rasteve. Variantin indian po e ndjekim hap pas hapi
01/05/2021 19:40
Në mesin e muajit maj pritet të ketë një rritje të numrit të të infektuarve me covid 19 .
Tubimet por edhe mos respektimi i masave anticovid nëpër qendra votimi apo KZAZ ku u numëruan votat nën euforinë e mbështetësve të subjekteve politike pas respektuar aspak masat pritet të ndryshojë situatën e epidemiologjike.
Madje burime të Top Channel thonë se këto ditë kanë rezultuar pozitiv me covid disa numërues. E ndërkohë rritja e shifrave ka nisur.
Ndonëse vaksinimi në Shqipëri ka ecur me ritme të kënaqshme ,nuk kanë munguar edhe infektimet e atyre që kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinimit.
Por ndërsa Evropa është alarmuar nga mutacioni indian, Brataj thotë se gjithçka po ndiqet hap pas hapi.
Top Channel