Negociatat për paqen në Ukrainë, Witkoff do të takohet të hënën me Zelenskyn dhe liderët europianë Qytetarët australianë që kthyen nga India rrezikojnë deri në pesë vite burg.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e sidomos hyrjen e e variantit të rrezikshëm Indian, qeveria australiane e ka shpallur për momentin për paligjshëm udhëtimin prej andej. Ministria vendase e shëndetësisë sqaroi se vendimi u mor në bazë “të numrit të njerëzve që kanë përfunduar në karantinë pasi ishin infektuar në vendin e shkatërruar prej sëmundjes”.
Kjo përbën të parën herë që kthimi në atdhe përbën për australianët një shkelje penale. Jo të gjithë ishin dakord me të. Një mjek i tha ABC-së se lëvizja e ekzekutivit është e tepruar.
“Familjarët tanë po vdesin përtej detit në Indi. Të mos i lejosh asnjë mundësi kthimi, kjo është praktikisht braktisje”, u shpreh ai. Ministri Australian i Shëndetësisë, Greg Hunt e pranon se as për ata vetë nuk ishte e lehtë të merrnin një vendim kaq drastik, por na duhet me doemos të mbrojmë shëndetin e publikut dhe numrin e të karantinuarve ta reduktojmë në nivele të menaxhueshme, u shpreh ai.
Në Indi, llogaritet të ketë rreth 9.000 australianë, 600 prej të cilëve janë klasifikuar “ si të cenueshëm”. Në fillim të javës, Australia ndaloi të gjithë fluturimet nga ky vend.
Top Channel