Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të riun që kanosi babain e tij duke i dhënë 180 ditë (6 muaj) burgim.
Sipas arsyetimit të Gjykatës, i pandehuri pas një mosmarrëveshje verbale me prindin, e ka kanosur se do ta vriste nëse nuk do ta shiste shtëpinë ashtu siç kishte kërkuar.
“I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtypin e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset seriozisht prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia” , thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, raporton Gazeta Express.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Top Channel