Covid-19 në Kosovë, 202 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

30/04/2021 16:10

Njëmbëdhjetë viktima dhe 202 raste të reja me koronavirus u raportuan të premten në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se nga dy raste të vdekjes u regjistruan në Ferizaj, Podujevë dhe Prishtinë dhe nga një rast në Drenas, Gjakovë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Viti.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,810 mostrave.

Shifra prej 202 i bie që 7.1 për qind e njerëzve të testuar, kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 646 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 105,188, i viktimave në 2,173 dhe i të shëruarve në 94,174.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 8,841.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit.

Aktualisht është në pritje të vaksinave nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi 24,000 dozat e siguruara në fund të marsit, janë administruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA