Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, humbi babanë e saj pikërisht në ditën kur u bë nënë për herë të parë. Ai u nda papritur nga jeta, duke humbur betejën me Covid-19. Lajmin e trishtë e dha motra e Arbenitës, Almedina, përmes një postimi në “Facebook”. Më pas reagoi edhe vetë partnerja e reperit, Fero.

“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”, shkroi modelja përkrah një fotografie të babit kur ishte i ri.

Por një humbje e tillë për Arbenitën në ditën që ajo u bë  nënë është dyfish e vështirë.  Modelja ka ndarë në “Instastory” sërish disa foto që i kanë ngelur si kujtim nga babai i saj. Fotot janë bërë vite më parë, kur i ndjeri ka qenë në një moshë shumë të re.

“Babi”, ka shkruar Arbenita shoqëruar me figurën e një fytyre me sytë me lot dhe një zemre të copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel