Yzeiri në Top Talk: Opozita të njohë zgjedhjet! Mosnjohja është tezë e vjetër pa produktivitet

29/04/2021 17:34

Analisti, Ilir Yzeiri, i ftuar në “Top Talk”, thotë se “opozita ka humbur në këto zgjedhje dhe duhet ta pranojë këtë fakt”.

Sipas tji, zgjedhjet, nuk janë manipuluar. “Nuk mund të ketë një manipulim për 300 mijë vetë. Vetëm po të jetë i ardhur nga jashtë, nga alienë.
Nëse do t’i referohemi fakteve, qoftë emisionet investigative, qoftë komisionëret zonalë, kanë evidentuar që shkelësit ose tani që janë kapur me shitblerjen e votës kanë qenë të LSI-së”.

Yzeiri shton se kjo është një retorikë e vjetër e PD-së. “Që Edi Rama vjedh votat, Partia Demokratike ka katër vite që e përsërit, që vendi është mbushur me kriminelë, që rinia po ikën. Kjo narrativë negativiste e ndëshkoi PD-në.
Partia Demokratike ka degjeneruar, nuk është ajo parti që u ngrit në fillim, si shpresa e lirisë, si partia që do të ishte e kundërta e partive totalitare.

Lulzim Basha nuk do të gjejë me përkrahësit e tij të zjarrtë. Është i rrethuar nga ndëshkimi. Ky rrethim që po i bëhet, e vë atë në situatë të vështirë.
Një lider i një partie të madhe nuk mund të fshihet në zyrë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai mund të dalë dhe të bisedojë, me ata që i vijnë te dera, nuk e gjen asgjë e keqe“.

Madje, shton se Basha, ende ndikohet nga ish-kryeministri Berisha. “Por, Basha nuk është ky lloj lideri, është i formalizuar. Unë mendoj që Basha është ende nën ndikimin e Sali Berishës. E ndjen që e mbështet dhe e ndjen veten më të sigurtë. Ndjen mbështetje dhe nga ata që i futi në listë, dalin dhe i mbrojnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA