E rëndë në Korçë/ Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb jetën në farmaci nga ataku kardiak
Ambasadori britanik Duncan Norman, përmes një postimi në twtter uron Kreyministrin Rama për fitoren në zgjedhjet 25 prillit, po ashtu, nga ana tjetër përgëzon fushatën e mbështetur në programe të zhvilluar nga PD.
“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim”, është shprehur më tej në fjalën e tij Norman, duke shtuar se institucionet shqiptare duhet të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduar në lidhje me procesin.
Ambasadori Duncan Norman në Twitter:
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të COVID19.
Theksojmë gjithashtu fushatën e mbështetur në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat.
Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim.
Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.”
Top Channel