Zgjedhjet e 25 prillit konfirmuan edhe një herë Partinë Socialiste subjektin politik më të madh në Shqipëri dhe fituese të zgjedhjeve.
Ndërkohë që, vijon procesi i numërimit për kandidatët në 10 qarqet e vendit, pasi në qarkun e Shkodrës dhe në qarkun e Kukësit ka mbaruar ky proces. Për Partinë Demokratike kryesoi Flamur Hoxha me 9.159 vota në Kukës, teksa për Partinë Socialiste kryesoi Gerta Duraku me 5.368 vota.
Ndërsa, në qarkun e Shkodrës, për Partinë Demokratike kryeson Zef Hila me 5.791 vota, i ndjekur nga Tom Doshi i PSD me 5.686 vota dhe nga Paulin Sterkaj i PS me 5.660 vota.
Teksa në këto dy qarqe ka përfunduar numërimi, në 10 qarqet e tjera vijon ende ky proces, dhe deri më tani në Durrës kryeson Jurgis Çyrbja nga PS me 1.164 vota dhe numëron më tepër se Kryeministri Rama i cili ka marrë vetëm 867 vota.
Jurgis Cyrbja, kandidati i PS-së në qarkun e Durrësit, i cili radhitej i treti në listën e PS, udhëheq me 1.164 vota, i ndjekur nga Rrahman Rraja me 917 vota dhe Kryeministri Rama me 867 vota.
Top Channel