Po zhvillon takime në Bruksel/ Kurti sqaron se nuk do të ketë bisedime për dialogun e paralajmëruar

28/04/2021 15:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së parë zyrtare jashtë vendit, në Bruksel, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin për dialog të paralajmëruar për muajin maj, nga Përfaqësuesi për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti para mediave.

Takimet ne Bruksel, Kurti i filloi gjatë së martës, kur fillimisht është takuar më kryeministrinë e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin ka diskutuar për reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e vaksinimit e rimëkëmbjen ekonomike. Në Bruksel, Kurti, pjesë të delegacionit ka dhe dy zëvendeskryrministratë, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvallën.

Ky delegacion pritet të takohet të mërkurën edhe me Komisionarin evropian për Bujqësi dhe Zhvillim rural Janusz Wojciechhowski, atë për Drejtësi, Didier Reynders, Komisionaren për Energji, Kadri Simons, për Ekonomi dhe Financa, Paolo Gentiloni dhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Ekonomi Valdis Dombrovskis.

Në mbrëmje Kurti do të ketë darkë me Përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Ndërsa gjatë së enjtes takime do të ketë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyer dhe përfaqësuesin për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA