Kosovë, 327 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

28/04/2021 16:15

Në 24 orët e fundit janë shënuar 327 raste të reja dhe 5 humbje jete si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se viktimat janë nga: Kamenica, Malisheva, Mitrovica, Prishtina dhe Vushtrria.

Në bazë të raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe 327 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, nga 3.104 testime të bëra.

Pra, 10 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv në COVID-19.

Të shëruar nga sëmundja konsiderohen edhe 508 pacientë, ndërsa raste aktive janë 9.485.

Kosova ka shënuar rastet e para me koronavirus në muajin mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 28 prill, sipas të dhënave zyrtare janë infektuar gjithsej 104.717 persona, prej të cilëve 93.079 janë shëruar ndërsa 2.153 kanë vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA