Procesi i numërimit në disa qarqe të vendit është mbyllur dhe PS ka fituar bindshëm në disa prej tyre, ndërsa veriu, i cili është konsideruar si bastion i PD-së, i ka qëndruar besnik edhe në këto palë zgjedhje.
Qarqet që ka marrë PS janë Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Fier dhe Korçë.
Elbasan- PS siguron 8 deputetë, PD siguron 6
Vlorë- PS siguron 8 deputetë, PD siguron 4
Gjirokastër- PS siguron 3 deputetë, PD siguron 1
Berat- PS siguron 5 deputetë, PD siguron 2 deputetë
Fier- PS siguron 9 deputetë, PD siguron 6 deputetë, LSI siguron 1 deputet
Korçë- PS merr 6 deputetë, PD merr 5 deputetë
Ndërsa PD ka dalë fituese Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodra.
Lezhë– PD siguron 4 deputetë, PS siguron 3 deputetë
Dibër– PD siguron 3 deputetë, PS siguron 2 deputetë
Kukës– PD siguron 2 deputetë, PS siguron 1 deputet
Shkodër- PD siguron 5 deputetë, PS siguron 3 deputetë, LSI siguron 1 deputet dhe PSD siguron 2 deputetë
Lëvizja për Ndryshim dhe Bindja Demokratike sëbashku kanë ndikuar që me 2400 votat që kanë marrë, t’i heqin mandatin e 6-të PD-së. Demokratet e humbën mandatin e 6-të për vetëm 2250 vota përballë PSD që siguroi mandatin e dytë.
Top Channel